Është shembur mesditen e sotme, godina me nr 15 në Qytetin Studenti. Ajo u shpall e pabanueshme pas termetit të 26 nëntorit. Por kjo godinë ka një simbolikë të veçantë. Studentët e dhjetorit ’90 e kujtojnë si selinë ku mblidheshin protagonistët e Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Që prej 8 dhjetorit, kur nisi Lëvizja Studentore me kërkesa për drita e ujë, godina 15 u identifikua si qendër e rezistencës studentore. Për ironi të fatit, Qeveria vendos ta shembe goditën e dëmtuar nga termeti pikërisht në Ditën e Rinisë, 8 Dhjetor.
Ekspontentë të PD-së janë të pritur ta quajnë këtë si hakmarrje të PS-së dhe të Edi Ramës. Ish-deputeti Bardh Spahia shkruan se pas 29 vitesh vendi po përballet sërish me modelin diktatorial.
Statusi i plotë i Spahisë në facebook
A po hakmerret Rama 29 vjet më vonë?
Prishet per shkak te demtimeve nga termeti godina 15 e Qytetit Studenti? Pikepyetje te medha lindin pikerisht pas dites se zgjedhur 8 Dhjetor, dita qe identifikohet me nderimin e Levizjes studentore 90. Eshte godina historike ku levizja studentore e nisur per drita e uje u kthye ne levizje politike. Gezuar te gjitheve 8 Dhjetorin! 29 vjet me vone vendi perballet me modelin diktatorial, qe njelloj duhet shembur, njelloj si atehere, per te ardhmen e per vendin. #KurreMeKthimPas
Lexo edhe:VIDEO/ Godina 15, shembet “selia” e protagonistëve të dhjetorit ‘90
/abcnews.al