Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, policia ka arrestuar 18-vjeçarin Dorjan Abazi. Policia ka zbuluar gjithashtu edhe dy vjedhjet të tjera me dhunë të kryera më parë nga 18-vjeçari Abazi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë. Lidhur me këtë rast është proceduar për mos kallëzim krimi 36-vjeçari E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi: D. A., 18 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane”, njoftojë blutë e Durrësit./abcnews.al

