Teco, braziliani i Laçit, shënoi golin e tretë të kurbinasve në triumfin 3-0 ndaj Flamurtarit. Sulmuesi anësor i bardhezinjvet e kishte menduar realizimin e golit, pasi kishte përgatitur edhe një fanellë për momentin e festimit.
“Zoti është bariu im dhe nuk më mungon asgjë”, shkruhej në fanellën e Teco në gjuhën portugeze. Braziliani, përmes postimeve në rrjetet sociale lë të kuptohet se është një besimtar i krishterë dhe golin e sotëm ia dedikon atij. /abcnews.al