Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia vendos sanksione ndaj 15 deputetëve britanikë ‘dezertorë’

schedule09:44 - 24 Prill, 2025

schedule 09:44 - 24 Prill, 2025

Rusia vendos sanksione ndaj 15 deputetëve dhe gjashtë anëtarëve të Dhomës së Lordëve, duke i ndaluar ata të hyjnë në vend për shkak të asaj që e quajti “deklarata armiqësore dhe akuza të pabazuara” ndaj Moskës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë publikoi një deklaratë, duke akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për “fabrikim të narrativave anti-ruse” dhe përpjekje për ta “demonizuar” vendin.

Ministria njoftoi sanksione ndaj 21 politikanëve britanikë nga spektri i gjerë politik, duke vënë në shënjestër parlamentarë që kanë kërkuar që pasuritë ruse të ngrira të konfiskohen dhe të përdoren për të financuar përpjekjet e Ukrainës në luftë.



Ndër të sanksionuarit janë deputetët laburistë Phil Brickell, Jeevun Sandher, Johanna Baxter dhe Blair McDougall, si dhe përfaqësuesit e Liberal Demokratëve Alistair Carmichael, Chris Coghlan, Helen Maguire dhe James MacCleary.

Stephen Gethins nga Partia Kombëtare Skoceze dhe Jim Shannon nga Partia Unioniste Demokratike ishin gjithashtu në listë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!