Personi në foto është 23-vjecari Manuel Morella, i arresruar nga policia mesditën e sotme pasi u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar.

Referuar burimeve të policisë, gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se fillimisht Manuel Morella është shprehur se nuk e dinte që pakoje kishte drogë, por sipas tij kishte porositur rroba.
Ndërkohë sasinë e kanabisit që iu gjet në banesë, ai ka thënë se e kishte për përdorim personal.
Droga ishte porositur nga SHBA, konkretisht nga Kalifornia, ndërsa aktualisht Manuel Morella ishte student i stomatologjisë në një universitet privat në Tiranë.
Ky është rasti i 11-të që Antidroga e Tiranës godet trafikimin e kanabisit përmes postës gjatë muajve të fundit./abcnews.al
LEXO EDHE: VIDEO/ Kanabis nga SHBA në Tiranë nëpërmjet postës, arrestohet 23-vjeçari

