Prokuroria e Posaçme dha të mërkurën pretencën për procesin e ndarë të grupit të dytë të të pandehurve, lidhur me dosjen “5D”. SPAK kërkon denimin me 1 vit burg për ish-drejtoreshën e klubit shumsportësh Tirana, Deborah Keçi, që për shkak të gjykimit të shkurtuar në rast dënimi do t’I ulet në 8 muaj burgim. Megjithatë, edhe nëse shpallet fajtore, ajo nuk do të shkojë në burg, pasi SPAK ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare. Si dënim plotësues, ajo humb të drejtën për të ushtruar funksione publike.
Për Teuta Gurin, anëtare e Komisionit te Vleresimit te Ofertave, ka kerkuar dënimi me 9 muaj burg, dhe uljen e denimit me gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar është kërkuar 6 muaj. Edhe per kete denim spak kerkoi te pezullohet dhe te vendoset ne sherbim provë për 2 vjet si dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. E njëjta pretencë u dha edhe për anëtarët e tjerë të KVO Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.
Prokuroria e posaccme deklaroi ne seance se është marrë prasysh vlera e vogël e prokurorimit 3 milion lekë ku ishte përfitues i kontratës shoqëria “5 D” për tenderin e rikonstruksionit te nje palestre te “Sport Klub Tirana.” Anëtarët e komisionit nuk kanë përmbushur detyrën e tyre ligjore për vlerësimin e ofertave, duke shpallur fitues në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin “5D Konstruksion”, që ishte i paracaktuar për fitore nga Keçi. Mbrojtësit ligjorë kërkuan kohë të përgatisin mbrojtjen, për këtë arsye seanca e radhës u caktua ne datë 8 maj.
Pretenca e kërkuar nga SPAK
1-Deborah Keçi, 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burgim që I konvertohet në shërbim prove për 2 vite.
2- Teuta Gurin, 9 muaj burgim, me gjykim të shkurtuar 6 muaj, që I konvertohet në shërbim prove për 2 vite.
3- Renaldo Gjerazi, 9 muaj burgim, me gjykim të shkurtuar 6 muaj, që I konvertohet në shërbim prove për 2 vite.
4-Jetjon Meraj, 9 muaj burgim, me gjykim të shkurtuar 6 muaj, që I konvertohet në shërbim prove për 2 vite.

