Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar të emërohet kryetare e Kuvendit të Kosovës, edhe pas përpjekjes së tretë.
Ajo i mori 57 vota për, katër më pak se 61 votat e nevojshme për emërimin e saj. Kundër saj votuan 46 deputët, ndërsa abstenuan 3.
Edhe në dy përpjekjet e kaluara, Haxhiu kishte marrë vetëm 57 vota për. Seanca është shtyrë për të premten e 25 prillit./abcnews.al


