Në orët e para të mëngjesit të së dielës në një lagje të vjetër, në kryeqytetin indian të Delhit, më shumë se 40 njerëz kanë mbetur të vdekur pas shpërthimit të një zjarri në një fabrikë.
Dhjetëra punëtorë po flinin brenda ndërtesës shumëkatëshe në momentin që ra zjarri. Mendohet se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.
Ministri i Brendshëm Amit Shah e konsideroi një humbje tragjike të jetës. Ndërkohë kryeministri Narendra Modi tha se zjarri ishte i tmerrshëm dhe se autoritetet po bëjnë ç’është e mundur për të dhënë të gjithë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes.
Zona ku ndodhet fabrika, Sadar Pazari, është tregu më i madh tregtar i qytetit.
Për të arritur në vendngjarja ka shumë rrugica të ngushta ndaj kjo bëri të vështirë arritjen e zjarrfikësve. Të paktën 56 njerëz janë transferuar në spital pa ndjenja për shkak të tymit tha shefi i zajrrfikëses.
“Të gjithë ishin pa ndjenja për shkak të tymit,”-tha shefi i zjarrfikëses, Atul Garg./abcnews.al

