Sokol Cikalleshi i ka dhënë fitoren 4-3 ekipit të tij Akhirsarspor, në sekondat e fundit. Bomberi kuqezi ka vuajtur nga dëmtimet këtë periudhë, por tashmë është kthyer në fushë dhe menjëherë protagonist.
Cikalleshi shënoi një supergol në minutën e 90+2′, për t’i dhënë tri pikë të arta ekipit të tij. Cikalleshi e nisi nga stoli këtë takim, duke u aktivizuar në minutën e 56-të.
Menjëherë, shqiptari ishte i rrezikshëm dhe shtyu mbrapa mbrojtjen rivale. Për të gjetur golin, duhet të priste deri në sekondat e fundit, aty ku shënon në hyrje të zonës me një goditje fluturimthi me të majtën. Fantastik!/abcnews.al