Trajneri i Tiranës, Julian Ahamtaj, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport pas humbjes 1-3 përballë Kukësit. Kreu i pankinës bardheblu tha se është penalizuar nga dëmtimet dhe se të humbësh dy lojtarë të rëndësishëm, është shumë e vështirë për çdo skuadër. Gjithashtu, Ahmataj komentoi dhe rastin e penalltisë, duke thënë se Torassa është një lojtar me eksperiencë dhe që nuk duhet të ishte nxituar.
DËMTIMET – “Dëmtimet na penalizuan, sepse nuk bënim dot ndërhyrje të tjera në formacion, duke parë se duhej të prisnim para se të bënim një zëvendësim të tretë. Të humbësh dy lojtarë të rëndësishëm, është shumë”
PRESIONI – “Është e qartë se po e vuajmë presionin e rezultatit. Gjithçka shkon mirë në minutat e para, më pas çdo gjë shpërbëhet. Kjo edhe për shkak të mungesave. Lojtarë të veçantë kanë qenë të dëmtuar dhe nuk janë stërvitur plotësisht dhe kjo ndikon në ndeshje”.
TORASSA – “Është e vërtetë se një lojtar me aq eksperiencë nuk mund të jetë aq i nxituar brenda 16 metrave. Nuk jap dot një shpjegim për gabimet që kemi bërë. Janë çështje perceptimi të lojtarëve”./abcnews.al