Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skenë “filmi” në Tiranë/ Dy persona nuk i binden urdhrit të policisë, gjatë arratisjes përplasin makinën e efektivëve

schedule11:15 - 17 Prill, 2025

schedule 11:15 - 17 Prill, 2025

TIRANË– Dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim, kanë përplasur një makinë policie duke lënduar dy efektivë.

Sipas policisë, ata po qarkullonin me një automjet të vjedhur dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit,  por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur makinën e Policisë.



Pas dy orësh ndjekjeje, autorët që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë prangosur.

Gjatë kontrollit në këtë automjet,  u gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!