Janë mbyllur pjesët e para të sfidave të orës 16:00 në Premier League. Liverpool kryeson bindshëm 0-2 në transfertë përballë Bournemouth dhe të besuarit e Jurgen Klopp, duken të pandalshëm këtë sezon.
Të kuqtë pritën shumë që të gjenin golin e avantazhit, që erdhi me anë të Oxlade Chamberlain në minutën e 35-të. Anglezi u zgjodh si titullar sot në vend të Mane dhe i shpërbleu besimin trajnerit Klopp. Golin e dytë për të kuqtë, e shënoi një emër surprizë.
Nabil Keita luajti pas shumë kohësh si titullar për Liverpoolin dhe arriti të shënojë në minutën e 44-ët, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.
Tottenham po reagon shumë mirë pas asaj humbje ndaj Manchester United dhe po mposht pastër 3-0 ekipin e Burnley. Për të besuarit e Mourinhos, shënuan të tre sulmuesit.
Fillimisht, ishte kapiteni Kane që në minutën e katërt gjeti rrjetën, ndërsa pesë minuta më vonë, shënoi dhe braziliani Lucas. Son në minutën e 32-të, vendosi rezultatin 3-0 të pjesës së parë. Takimi tjetër i orës 16:00 mes Watford dhe Crystal Palace, është mbyllur pa gola në pjesën e parë./abcnews.al