Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Konsumatorët paguajnë më pak për energjinë”/ Klosi: Premtimet e opozitës? Kur ishin në qeveri, e rritën çmimin tre herë

schedule13:33 - 11 Prill, 2025

schedule 13:33 - 11 Prill, 2025

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi thotë konsumatorët paguajnë më pak për energjinë elektrike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Klosi u shpreh premtimet e opozitës janë si lojëra kungulleshkash.

Ceno shtoi se opozita e sotme, ishte në qeveri në vitet 2005-2013 dhe gjatë asaj periudhe, e rritë tre herë çmimin e energjisë elektrike.

“Çmimi i energjisë është çështje serioze. Ne jemi vendi që e ulëm çmimin e energjisë, kur të tjerët e rritën. Ky është shpërblimi për sektorin energjitik, pas 10 viteve reforma dhe sakrificë. Ata po pretendojnë për të ardhur për herë të tretë, janë po ato njerëz. Gjatë 2005-2013, çmimi i energjisë është rritur 3 herë, me gati 50 përqind. Ka një llogari si ulet, po flasim për çmim energjie. Ne duhet të garantojmë investime për zona të reja që po rregullohen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!