Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi thotë investimi në Parkun fotovoltaik të Karavastasë, është kryer nga një kompani franceze.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Klosi u shpreh se ka projekte të tjera, në fazë operimi ose ndërtimi.
“Dje kemi qenë në parkun më të madh të instaluar në Shqipëri, ky investim, është nga më seriozët që kemi në vend. Është investim i bërë nga një kompani franceze. Shqipëria është një vend ku mund të investohet nga kompani serioze. Investime të tilla, para disa vitesh, ka qenë e paimagjinueshme. Sot jemi me strategji të qartë, drejt zhvillimit të këtij sektori, por shkojmë drejt niveleve të BE. Parashikojmë që të jemi eksportues rajonal. Ne, po ecim në disa drejtime. Kemi shumë projekte në faza operimi ose ndërtimi. Kapacitetet gjeneruese po ecin në disa drejtime. Po shfrytëzojmë burime natyrore, janë burime të pastra energjie. Eksportues energjie, ka disa vlera shumë të mëdha për vendin. Ne kemi një produkt që nuk do jemi më të varur nga produkte të vendeve të tjera. Do të kemi produkt “Made in Albania”, me një kosto të kontrolluar. Nuk do të ketë rritje çmimi. Shqipëria do njihet si vend me avarësi energjitike, por faktor, që do ketë ekonomi, që ka energjinë me çmim stabël”, theksoi ai./abcnews.al

