VIDEO/ Hetimi për lejet e ndërtimit, Olsian Çela e nis detyrën nga Durrësi

schedule10:18 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 10:18 - 7 Dhjetor, 2019

Një ditë pasi mori detyrën në krye të organit qendror të akuzës Olsian Çela ka shkuar sot në Prokurorinë e Durrësit.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News nga Durrësi se Çela do të zhvillojë një takim me stafin e kësaj Prokurorie që po heton për shkeljet që janë bërë në ndërtesat që janë shembur, nga ndërtuesit apo edhe zyrtarët që kanë dhënë leje.

Pas takimit me prokurorët pritet që të ketë edhe një deklarim për mediat nga Kryeprokurori i ri.

Ditën e djeshme gjatë prezantimit të tij Çela dha mesazhe të forta, duke theksuar mes të tjerash se njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kërkojnë drejtësi.

Ndërkohë që hetimi ka nisur prej disa ditësh pas ngjarjes së rëndë, prokurorëve në Durrës nuk u janë dhënë lejet e ndërtimit nga bashkia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!