Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Iu gjetën në banesë armë dhe municione luftarake, vihet në pranga 41 vjeçari në Tiranë

schedule10:26 - 6 Prill, 2025

schedule 10:26 - 6 Prill, 2025

Sekuestrohen 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie, vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan dhe finalizuan operacionin policor “ The Holder” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Saimir Allmuça, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Saimir Allmuça. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë(thikë).



Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën e sekuestruan 2 armë zjarri(pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!