Zyrtare: Tjetër ndryshim trajneri, klubi anglez del me njoftim

schedule21:21 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 21:21 - 6 Dhjetor, 2019

Lëvizje të shumta në pankinat e klubeve angleze. Ditën e sotme është konfirmuar në krye të Watford Nigel Pearson, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni futbollistik.  Në lidhje me këtë emërim, kreu i klubit, Scott Duxbury, ka thënë fjalët e tij.

“Nigel është një trajner mbresëlënës dhe vjen me gjithë eksperiencën e tij të suksesshme këtu. Ne besojmë që do të ketë një ndikim pozitiv në sezonin tonë futbollistik”, është shprehur Duxbury. Vetë Perason ka thënë fjalët e tij për sajtin e klubit anglez.

“Ishte një kënaqësi të shpenzoja kohën për të dëgjuar presidentin se sa me pasion flet për futbollin. Entuziazmi i tij, organizimi dhe motivimi, janë siguria për të ecur përpara dhe për t’u ngjitur lart në javët dhe muajt e ardhshëm”, ka deklaruar Pearson, i cili në të shkuarën ka drejtuar Hull City, Southampton dhe Leicester. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!