Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Partizani”, “zvarritet” gjykimi/ Shtyhet për 11 prill seanca paraprake për Sali Berishën

schedule10:07 - 4 Prill, 2025

schedule 10:07 - 4 Prill, 2025

Shtyhet për te disatën herë  vendimi per kalimin ose jo per gjykim te dosjes së privatizimit të Kompleksit “Partizani”, ku i pandehur eshte marre ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Gjykata e Posacme  do të vendosë më 11 prill, nëse dosja Partizani do të kalojë për gjykim, ose të kthehet pas për plotësim hetimesh apo do të pushohet. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e në prej avokatëve të të pandehurve.

Të enjten, kreu  i Partisë Demokratike, i ka kerkuar leje prokurorise se posaccme per te mos u paraqitur te henen e 7 prillit ne zbatim te mases se sigurise pasi ka ftese per te qene ne strazburg ne asamblene parlamentare te keshillit te europes.



Nga ana tjeter gjykata e larte ka rrezuar kerkesen e mbrojtes se Berishes per perjashtimin e gjyqtareve Ilir Panda e Sokol Binaj nga shqyrtimi i rekursit per masen e sigurise detyrim paraqitje caktuar nga apeli posacëm.

Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.  Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janarit.

Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!