Nuk mundi të ishte tek të mirët fare, por krenaria nuk matej. Myrto Uzuni pati të njëjtin vlerësim në Ligën Profesioniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si edhe legjenda e futbollit botëror, Lionel Mesi.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare u përzgjodh të ishte pjesë e skuadrës së javës së gjashtë të kampionatit, veçse u detyrua të kënaqej si lojtar stoli, pra jo në formacion. Diçka si çmimi I lojtarit të gjashtë më të mirë që jepet në NBA.
Ylli kuqezi e mori këtë vlerësim pasi realizoi golin e parë me fanelën e skuadrës së tij, Ostin, ndërsa ishte padyshim njëri nga më të mirët në fushë.
Uzuni ia doli që në minutën e 33-të të duelit në fushën e Sent Ljuisit dhe rezultati përfundimtar ishte pikërisht 1-0.
Ostin është në vendin e dytë në Konferencën Perëndimorë me 12 pikë në 6 ndeshje. Në stol të ekipit më të mirë të javës në Shtetet e Bashkuara ishte edhe magjistari I topit, Lionel Mesi, I cili shkëlqeu fort për ekipin e tij.
Argjentinasi u kthye nga dëmtimi, duke luajtur vetëm që nga minuta e 55-të, por edhe kaq I mjaftoi që të shënonte.

