Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike sa i takon takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me punonjësit e Bashkisë Tiranë.
Sipas kreut të KQZ-së takimi i kryeministrit nuk përbën shkelje të Kodit Zgjedhor. Ai sqaroi se takimi ishte deklaruar më herët nga ana e kreut të qeverisë.
PD u ankua në KQZ lidhur me takimin e 20 Shkurtit, ku kryeministri mblodhi rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Takimi u bë 10 ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Me punonjësit Rama premtoi se pavarësisht gjithçkaje punët dhe iniciativat e ndërmarra nga Bashkia e Qeveria do të vazhdojnë dhe kurrsesi nuk do të lihen pezull./abcnews.al


