Hailey flet sërish për Selena-n, e quan sherrin ‘jo të vërtetë’

schedule11:51 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 11:51 - 6 Dhjetor, 2019

Hailey Bieber e bëri mëse të qartë që s’i pëlqen aspak fakti që njerëzit shpikën “një sherr” mes saj dhe Selena Gomez.

Fansat i vunë dy vajzat kundër njëra-tjetrës duke marrë parasysh se Hailey u rilidh dhe u martua me Justin Bieber, pak muaj pasi ai ishte ndarë nga Selena për të disatën herë.

“Mendoj se rrjetet sociale janë toksike dhe njerëzit krijojnë sherre të paqena mes grash, vënë gra kundër njëra-tjetrës dhe shpikin histori që janë thjesht… toksike,” tha Hailey për British Vogue në një intervistë ku s’përmendi emra. “Mendoj se diçka duhet të ndryshojë dhe kjo praktikë duhet të marrë fund.”

Në tetor, me qindra fansa aluduan se Hailey thumboi Selena-n, pasi kjo e fundit publikoi “Lose You to Love Me,” një baladë për ndarjen nga Justin. Hailey mohoi thashethemet, ndërsa Selena tha se “s’do të dalë kurrë kundër një gruaje tjetër.” Hailey më vonë pëlqeu një postim të këngëtares si shenjë paqeje.

Edhe në nëntor, Hailey bëri të njëjtën gjë dhe pëlqeu një tjetër foto të Selena-s, teksa ajo bëhej gati për American Music Awards.

“Mendoj se njerëzit me platforma të fuqishme duhet të bëhen bashkë dhe të thonë ‘le t’i japim fund këtij debati, le t’i japim fund sherreve të paqena, le t’i japim fund këtyre gjërave dhe le të bëjmë përpara. Le të mos u japim shkak njerëzve të aludojnë apo të tregohen të pasjellshëm me njëri-tjetrin,” tha Hailey.

Sidoqoftë, Hailey nuk po i kushton vëmendje dramës në internet. Përkundrazi, është duke u përqëndruar në jetën e saj dhe duke rimenduar për “ditën më të mirë” të jetës së saj.

“Dasma ime është gjëja më e rëndësishme” deklaroi Hailey . “Ishte dita më e mirë e jetës sime … Sinqerisht thjesht u ndjeva kaq e lumtur; isha aq e kënaqur. Nuk ka gjë më të bukur se sa të martohesh me dashurinë e jetës tënde,është një ndjenjë e papërshkrueshme.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!