Bagdad, dy shpërthime kamikaze, 35 të vdekur e shumë të plagosur

schedule14:16 - 15 Janar, 2018

schedule 14:16 - 15 Janar, 2018

Të paktën 35 persona kanë mbetur të vrarë në një atentat të dyfishtë me bombë në Bagdad të Irakut, i dyti brenda tre ditëve. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet mjekësore vendase, sipas të cilave nga shpërthimet, të ndodhura në Sheshin TAJARAN, 90 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bagdadi është bërë shpesh shënjestër e atentateve me eksploziv por dhe atyre me armë zjarri, që kur Shteti Islamik mori nën kontroll zona të gjera të qytetit në vitin 2014. Sidoqoftë, ritmet e sulmeve kanë pësuar rënie që kur qeveria irakene deklaroi muajin e kaluar se kishte rimarrë tërësisht nën kontroll territorin. Sulmi i kësaj të hëne u krye nga dy persona të veshur me jelekë vetëvrasës, të mbushur me eksploziv, ka deklaruar ndërkohë Ministria e Brendshme. Sheshi ku ndodhi ngjarja është zakonisht i mbushur nga njerëz, kryesisht nga punëtorë që mblidhen atje çdo mëngjes me shpresë për t’u punësuar nga firmat e ndërtimit. Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se atentatorët kishin si qëllim të merrnin sa më shumë jetë njerëzisht, gjykuar kjo nga taktika e shpërthimit të njëpasnjëshëm të përdorur prej tyre. Pak momente më vonë, dy civilë humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i ndodhur në rajonin XHAMILA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!