Arta Marku i dorëzon detyrën Olsian Çelës: E lumtur që ia pasova ish-shokut të klasës

schedule09:36 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 09:36 - 6 Dhjetor, 2019

Arta Marku dorëzoi sot detyrën e saj si Kryeprokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Marku u shpreh se ndihet e vlerësuar që drejtoi organin qendror të akuzës në këto dy vite të vështira dhe se ndihet e lumtur që ia dorëzoi detyrën një ish shoku të klasës, Olsian Çelës.

Ndihem shumë e vlerësuar që pata mundësinë për të drejtuar Prokurorinë në këto dy vite të vështira. Sistemi i drejtësisë është në një proces reformimi të thellë, kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë disa institucione. Jam munduar që prej ditës së parë të punoj me përkushtim ashtu siç duhet të bëjë çdo zyrtar i shtetit. Dështiroj të falenderoj të gjitë stafin që më kanë ndihmuar në këto dy vite. Një falenderim të veçantë kam për mediat, falenderoj për hapësirën që më keni kushtuar qoftë kur keni qenë dashamirës qofotë kur keni qënë dashamirë, qoftë kur keni qenë edhe më pak. Urime Prokurorit të Përgjithshëm. Jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një ish shokut tim të klasës”, tha Marku.

Olsian Çela u votua dje në Kuvend me 101 vota pro, 2 kundër, dhe 10 abstenim. Ndërkohë, Arta Marku mori 11 vota pro, 78 abstenim dhe 22 kundër. Fatjona Memçaj mori 8 vota pro, 18 kundër dhe 87 vota abstenim.

Po ashtu Çela mori edhe konfirmimin nga KLP pasi u rendit i pari në listë./abcnews.al