Avokati Adrian Bajraktari thotë se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për të mos shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas KQZ është e pabazuar.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Bajraktari u shpreh se në Kosovë nuk ka ende një rezultat zyrtar.
“KQZ, sa i përket çështjes së menaxhimit, pas kryerjes së votimit, ka dështuar në kryerjen e fuinksionit të saj. Vullneti i qytyetarëve të Kosovës, është vullent i subjekteve politike që të angazhohen. Subjekti i pakënaqur mund t’i drejtohet jgykatës supreme. Gykata Superme, si instancë e fundit, duhet ta shqyrtojë dhe të japë vendim pas 5 ditësh. Jemi brenda afateve. Nuk ka pasur certifikim të rezultateve, por publikime përfundimtare të rezultateve. Palët e pakënaqura ndaj këtij vendimi, kanë pasur mundësi të ankohen. Për ta sqaruar, janë publikuar rezultatet përfundimtare. Pas shqyrtimit të ankesave nga paneli zgjedhor dhe Gjykata Supreme, mund të kemi certifikim të rezultateve”, theksoi ai./abcnews.al

