Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e quajti masakrën e Reçakut një krim të fabrikuar. Ai akuzoi ish-shefin e misionit verifikues të OSBE-së, Walker, për falsifikim të saj. Reagimi i Vuçiç erdhi pasi një gjykatë në Kosovë dënoi me dy vjet burg një ish-ministër serb në qeverinë e Kosovës, i cili e kishte quajtur masakrën trillim.
Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Teodosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që ai kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut. Ai akuzohet për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”./abcnews.al