Në Greqi protestohet gjatë ditës kundër miratimit në parlament të një pakete masash të reja për shkurtime në buxhet. Shkurtime që prekin sektorin e transportit publik. Kryeqyteti grek është paralizuar nga greva e përgjithshme e këtij sektori ku sindikatat paralajmërojnë se do të zgjasë disa ditë
Athina është paralizuar ditën e sotme si pasojë e grevës së përgjithshme të transportit publik. Nënpunësit e këtij sektori protestojnë kundër masave të marra nga qeveria greke për shkurtime të mëtejshme të buxhetit, në një kohë që projektligji pritet të votohet gjatë ditës në parlament.
Shërbimet janë pezulluar në metrotë e Athinës, hekurudha, linjat e autobusëve dhe trameve. Deputetët pritet të debatojnë gjatë për paketën e re të masave që përfshin ndryshime në paga. Sipas medias greke pavarësisht debatave dhe pakënaqësive pritet që projektligji të miratohet.
Gjithashtu dhe aeroportet do të bëhen pjesë e kësaj greve nga mesdita deri në orën 15 të ditës së sotme.
Sindikatat kanë parashikuar gjithashtu dhe një sërë protestash në qendër të Athinës, të cilat do të kulmojnë me grumbullimin e manifestuesve para parlamentit të vendit në kryeqytet
Por dhe sindilata e sektorit privat të transportit do të mbajë një protestë në sheshin Sintagma gjatë pasdites, ndëtsa sindikata PAME e lidhur me partinë komuniste do të protestojë në oMONIA.
Një javë më parë presidenti i sindikatës së nënpunësve të metrosë, u shpreh se greva e përgjithshme do të përshkallëzohet për disa ditë. Të mërkrën është parashikuar nëj takim mes sindikatave për të ballafaqua propozimet që më pas do i dorëzohen qeverisë së Aleksis Tsipras./abcnews.al