Eriola Muka nga drejtoria e Përgjithshme e MIE u shpreh se rruga e Arbrit është një kontratë koncensionare me afat 13 vite dhe ku aktualisht janë shlyer 50 % të vlerës së kontratës.
Muka u shpreh se afati i punimeve ka tejkaluar me 20-21 muaj pasi shkak ka qenë Tuneli i Murrizit.
“Është kontratë koncensionare 33.6 miliardë lekë dhe nuk ka pasur kosto shtesë. Me një afat 13 vite dhe janë bërë pagesat e kësteve për kompaninë dhe deri tani janë shlyer 50 % e vlerës së kontratës dhe deri në 2027 do të shlyhet në 85 %.
I vetmi ndryshim ka qenë grafiku, ku në 16 muaj janë shtuar 20-21 muaj mbi afatin e punimeve sepse shkak ka qenë Tuneli i Murrizit që ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme. Koha e shtyrë për punimet thjesht ndikon në kohën e mirëmbajtjes koncensionare.”
/ abcnews.al

