Eksperti i Sigurisë Drizan Shala në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, foli për situatën politike në Ballkan, duke u ndalur edhe tek protesta e paralajmëruar ditën e nesërme më 15 mars në Beograd.
Dhjetëra të rinj nga veriu do t’i bashkohen protestës së 15 marsit, pas thirrjes së presidentit Aleksandër Vuçiç.
“Është paralajmëruar që protesta ditën e nesërme do të jetë e dhunshme. Duket se çdo gjë është e orkestruar. Por një tjetër element është mbajtja e një situatë të tensionuar për të dalë si fitimtar më tej. Ka dëshmi që dhjetëra të rinj i janë bashkuar thirrjes së Vuçiç për ta mbështetur ditën e nesërme”, tha ai.
Më tej gjatë intervistës, ai u shpreh: “Opozita e ka parë të arsyeshme t’i bashkohet edhe pse nuk ka qenë pjesë përbërëse e organizimit. Bashkimi i partive opozitare, tregon se mund të shohim një veprim apo orkestrim në rrugët e Beogradit, dhe kjo mund të jetë e “rëndë” për t’u parë.
Ndërsa lidhur me Draftin e një kushtetute te re, që synon ta përcaktoje si shtet me vete, entitetin serb te Bosnje Hercegovinës, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska, ai tha se çdo gjë është e orkestruar.
“Propozimi ka kaluar me 53 vota, kjo dëshmon faktin që Dodik është një lojtar që nuk ka çfarë të humbë. Nuk ka dhënë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë me çështjet e brendshme të Bosnjës”, u shpreh Shala.
/abcnews.al/