Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lista rozë e 11 majit/ Kryesia e PS zyrtarizon listën të mërkurën

schedule13:33 - 12 Mars, 2025

schedule 13:33 - 12 Mars, 2025

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet e PS dhe PD do të mblidhen në mbrëmje për të vulosur emrat e kandidatëve. Disa të zgjedhur lokalë socialistë kanë dhënë dorëheqjen përr të garuar pë deputetë.

Nga selia rozë, gazetarja Greta Bullari tha për ABC News se kryeministri Edi Rama do të nisë takimet me drejtuesit politikë të qarqeve sa i përket konfirmimeve të fundit për listat e kandidatëve.
Ajo që dihet deri në këto momente është se drejtuesit politik të qarqeve do të jenë në lista të sigurta, kështu në Tiranë në listë të sigurtë do të jetë Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, në Fier Belinda Balluku, Bledi Çuçi për Vlorën, në Gjirokastër Mirela Kumbaro, në qarkun e Korçës, Niko Peleshi, në Elbasan Arbjan Mazniku, në Lezhë Ulsi Manja, në Dibër Blendi Klosi dhe në Kukës Eduard Shalsi. Risi sa i përket emrave në listën e PS deri më tani janë edhe tre kryebashkiakët e dorëhequr, Agron Malaj, Tërmet Peçi dhe Ervin Demo.

Referuar deklaratave të kryeministrit, pjesë e sigurtë e listave të PS do të jenë edhe ministrat e kabinetit qeveritar që nuk e kanë një mandat deputeti. Kryesisht pjesë e listave të mbyllura do të jenë individë me kontribute në shoqëri por që nuk janë ulur në parlament ndonjëherë. Me interes pritet se ku do të pozicionohen emrat e ‘vjetër’ të partisë. Gjithcka pritet të finalizohet në orët në vijim, në orën 19:00 është parashikuar mbledhja e Kryesisë në të cilën pritet të bëhen publik emrat./abcnnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!