Zëvendëskryetari Myslim Zeneli është komanduar si kryebashkiak i ri i Matit.
Vendimi u mor paraditen e kësaj të mërkure në mbledhjen e këshillit bashkiak pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit aktual Agron Malaj, i cili kandidon për deputet i PS në qarkun e Dibrës.
Ky është mandati i tij i dytë i Malajt në krye të bashkisë Mat, i cili e la përgjysmë. Malaj e nisi karrierën politike pasi u largua nga Garda e Republikës në vitin 2013, dhe iu bashkua Partisë Socialiste.
Lista zyrtare me emrat e kandidatëve të PS pritet që të bëhen publike në mbledhjen e kryesisë së partisë, që do të zhvillohet në orën 19:00./abcnews.al

