Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përfaqësuesja e lartë e BE: Moska përgjegjëse e vetme për luftën në Ukrainë

schedule18:27 - 11 Mars, 2025

schedule 18:27 - 11 Mars, 2025

Moska vazhdon pushtimin e saj të plotë të Ukrainës dhe le të jemi të qartë që kjo luftë mund të përfundojë menjëherë nëse Rusia, e cila është e vetmja përgjegjëse, tërheq trupat e saj dhe ndalon bombardimin e Ukrainës, deklaroi nga OKB-ja përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas.

”Moska mund ta ndalë këtë luftë në çdo kohë, por ka zgjedhur të mos e bëjë këtë, me gjithë përpjekjet e deritanishme, sepse nuk i ka arritur qëllimet e saj të luftës. Kjo nuk ka ndryshuar”, shtoi ajo.

“Ukrainasit nuk duan të jenë pjesë e Rusisë. Ata kanë luftuar për tre vjet. Ata meritojnë të zgjedhin të ardhmen e tyre dhe ne të gjithë duhet t’i mbështesim”, shtoi ajo.



“Kjo luftë nuk është as një luftë evropiane, as një konflikt midis fqinjëve. Ukraina është një shtet sovran me 40 milionë banorë që ka luftuar për tre vjet për të mbijetuar dhe ruajtur pavarësinë e saj. Pasojat shtrihen shumë përtej Ukrainës, duke prishur tregjet globale të ushqimit dhe energjisë”, shtoi Kallas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!