Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk bëjmë avokatin e askujt”, Rama: Jemi në krahun e drejtësisë! Për ata që futën duart aty ku nuk duhet dhe prekën pasurinë e përbashkët…

schedule09:16 - 11 Mars, 2025

schedule 09:16 - 11 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me ndjekësit, foli sërish për drejtësinë, teksa u shpreh se ka probleme cilësore por që sipas të cilit, janë probleme të rritjes në këtë fazë të re. Duke iu përgjigjur një komenti për socialistët të vënë para drejtësisë, Rama tha se ai dhe partia nuk bëjnë avokatin e askujt.

As me ligj, ligji nuk e lejon që të bëj kontrolle siç i imagjinon ti. As me zakon, por as me logjikë. Dhe mos harro që hetimet e SPAK i solli përpjekja dhe rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë së bashku me skuadrën time të PS për të bërë reformën në drejtësi, hapur rrugën e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga një llum i madh, që ishte mbledhur në fyt të kombit shqiptar për të ndërtuar institucione të reja dhe për të bërë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së ndëshkimit në duart e drejtësisë. Shpatën e ndëshkimit që e ka ajo zonja e drejtësisë. E ka pasur mbreti, diktatori, këneta dhe e kanë përdorur për të ndëshkuar sipas oreksit të politikës me vullnet të plotë unë luftova dhe ia dola që ta dorëzojmë atë shpatë në duart e drejtësisë. Kur pushteti politik dorëzon shpatën në duart e drejtësisë, i hap rrugë një historie komplet të re dhe vë edhe qafën e vet në dispozicion në rast se shpata kërkon qafën e vet për bëma që janë të ndaluara. Tani ne kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por janë probleme të rritjes.“, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri shtoi PS është në krahun e drejtësisë.

“Kjo bëhet kështu siç po e bëjmë kështu që nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet të plotë ndaj tundimeve të X apo Y për të futur dorën aty ku nuk duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart dhe paanësia e drejtësisë janë garante. Kështu që kryeministri dhe partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri apo tjetri futi duart aty ku nuk duhet por përgjigjet për mënyrën se si reagon dhe bashkëjeton në një situatë të tillë. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë. Nuk bëjmë avokatinë e askujt. Kemi filluar një proces që të japim opinionet tona për cilësinë e drejtësisë që shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive. Që gjykata të funksionojë dhe noterizojë çdo gjë që kërkon prokuroria, dhe që prokurorët e gjykatësit të jenë të verbër, pra të paanshëm dhe të drejtë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!