A e parashikojnë kafshët tërmetin? Çfarë thotë shkenca dhe eksperienca botërore

schedule11:32 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 11:32 - 5 Dhjetor, 2019

Në vitin 373 p.l.k historianët regjistruan se kafshët, përfshirë minjtë, gjarpërinjtë, braktisën qytetin grek të Helicës vetëm disa ditë para se një tërmet të shkatërronte vendin.

Parashikime të ngjashme të kafshëve për tërmetet janë treguar përgjatë shekujve. Mace që lëvizin dhunshëm dhe bletët duke lënë zgjoin e tyre në panik janë shenja që një termet do të ndodhë. Pronarë të panumërt të kafshëve shtëpiake pretenduan se ishin dëshmitarë të maceve dhe qenve të tyre që vepronin çuditshëm para se të tronditej toka, lehje ose ulërima pa ndonjë arsye të dukshme, ose duke treguar shenja nervozizmi dhe shqetësimi.

Por pikërisht ajo që kuptojnë kafshët, nëse e ndjejnë para së të bie termet, është një mister. Një teori është se krijesat e egra dhe ato shtëpiake e ndiejnë tokën të dridhet para njerëzve. Të tjerë sugjerojnë që ata kuptojnë ndryshimet elektrike në ajër ose gaz të lëshuar nga toka. Tërmetet janë një dukuri e papritur. Sizmologët nuk kanë asnjë mënyrë të dinë saktësisht se kur ose ku do të godasë tjetri.

Rreth 500 000 tërmete që “parashikohen” ndodhin në botë çdo vit. Prej tyre, 100 000 mund të ndjehen nga njerëzit, dhe 100 prej tyre shkaktojnë dëme.

Një nga vendet më të prirura në tokë në botë për termete është Japonia, ku shkatërrimi nga termeti ka marrë jetë të panumërta dhe ka shkaktuar dëme të mëdha . Studiuesit kanë studiuar prej kohësh kafshët me shpresën për të zbuluar se ata dëgjojnë ose e ndiejnë termetin përpara se të dridhet toka në mënyrë që ta përdorin si një mjet parashikimi.

Sizmiologët amerikanë, nga ana tjetër, janë skeptikë. Edhe pse ka pasur raste të dokumentuara të sjelljeve të çuditshme të kafshëve para tërmeteve, Instituti i Gjeologjisë i SHBA-ve, një agjenci qeveritare që ofron informacion shkencor rreth tokës, thotë se një lidhje midis një sjelljeje specifike dhe ndodhjes së një tërmeti nuk është bërë kurrë.

“Jemi ndeshur me shumë anekdota”, tha Andy Michael, një gjeofizikan në USGS. Kafshët reagojnë ndaj kaq shumë gjërave – kur qenë të uritur, kur mbrojnë territoret e tyre, kur bëhet fjalë për çiftëzimet apo grabitqarët – kështu që është e vështirë të kemi një studim të kontrolluar për të marrë atë sinjal paralajmërues të përparuar “.

Në vitet 1970, disa studime mbi parashikimin e kafshëve mbi tërmetin u bënë nga USGS “, por asgjë konkrete nuk doli prej saj,” tha Michael. Që nga ajo kohë agjensia nuk ka bërë asnjë hetim të mëtejshëm mbi këtë teori.

Sjellja e hallakatur tek qentë

Në Shtator 2003, një mjek në Japoni realizoi disa tituj me një studim që tregonte sjellje të çrregullt në qen, të tilla si lehja e tepërt ose kafshimi, që mund të përdoren si alibi për të parashikuar tërmetet.

Ka pasur gjithashtu shembuj kur autoritetet kanë parashikuar me sukses një tërmet të madh, bazuar pjesërisht në vëzhgimin e sjelljeve të çuditshme të kafshëve.

Për shembull, në 1975 zyrtarët kinezë urdhëruan evakuimin e Haicheng, një qytet me një miliona njerëz, vetëm disa ditë para se tërmeti me madhësi 7.3 të ndodhte.

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë u lëndua dhe u vra. Nëse qyteti nuk do të ishte evakuuar, numri i viktimave mund ti kishte kaluar 150 000.

Tërmeti i Haicheng është ai që i dha njerëzve shpresë se tërmetet mund të jenë të parashikueshëm, thotë Michael, dhe ajo që çoi në studimet e sjelljes së kafshëve nga USGS.

Megjithatë, u zbulua më vonë se një seri e rrallë dridhjesh të vogla, ndodhën përpara se tërmeti i madh të godiste qytetin. “Ishte sekuenca parashikuese që i dha (zyrtarëve kinezë) parashikimin e fortë,” tha Michael.

Akoma, kinezët kanë vazhduar të studiojnë sjelljen e kafshëve si një ndihmë për parashikimin e tërmeteve. Ata kanë pasur disa suksese të dukshme dhe gjithashtu disa alarme false, tha Rupert Sheldrake, biolog dhe autor librash. Një lidhje midis sjelljes së kafshëve dhe tërmeteve mund të bëhet, tha ai,ashtu “siç e kanë zbuluar kinezët, por jo të gjithë tërmetet shkaktojnë sjellje të pazakontë tek kafshët.

Sheldrake bëri studimin e tij duke parë reagimet e kafshëve para dridhjeve të mëdha, duke përfshirë tërmetin Northridge, California, në 1994 dhe tërmetet Greke dhe Turke në 1999. Në të gjitha rastet, ai tha se kishte raportime për sjellje karakteristike paraprakisht, duke përfshirë qentë që zhurmojnë natën në mënyrë misterioze, zogjtë e mbyllur në kafaz bëhen të shqetësuar dhe macet nervoze fshihen.

Gjeologët, megjithatë, hedhin poshtë këto lloj raportesh, duke thënë se është “efekti i përqëndrimit psikologjik”, se njerëzit kujtojnë sjellje të çuditshme vetëm pasi të ketë ndodhur një tërmet apo katastrofë tjetër.

Nëse asgjë nuk do të kishte ndodhur, ata kundërshtojnë duke argumentuar se njerëzit nuk do ta kujtonin sjelljen e çuditshme.

Raportimi i sjelljes së çuditshme
Sheldrake nuk bie dakort. Modelet e krahasueshme të sjelljes së kafshëve para tërmeteve janë raportuar në mënyrë të pavarur nga njerëzit në të gjithë botën, tha ai.

Nevojiten më shumë hulumtime tha Sheldrake, i cili propozon një ëebsite ku njerëzit mund të shkruajnë nëse shohin sjellje të çuditshme në kafshët e tyre.

Një kompjuter do të analizonte mesazhet në hyrje për të përcaktuar se nga kishin origjinën.

Një rritje e papritur e thirrjeve ose e-mail nga një rajon i caktuar mund të tregojë nëse një tërmet është i afërt.

Informacioni do të kontrollohej për të siguruar që vëzhgimet nuk ishin shkaktuar nga rrethana të tjera që mund të ndikojnë në sjelljen e kafshëve, të tilla si fishekzjarre, ose ndryshime të motit.

Dhe për të shmangur paralajmërimet e rrema, tha Sheldrake, të dhënat do të përdoren në lidhje me pajisjet e tjera monitoruese siç janë matjet sizmologjike.

“Një projekt i tillë do të zhvillonte imagjinatën e miliona njerëzve, do të inkurajojë pjesëmarrjen dhe hulumtimin në shkallë të gjerë të publikut – dhe do të ishte argëtuese,” tha ai.
“Ajo çfarë po e mban këtë hulumtim nuk është paraja por dogmatizmi dhe mendja e ngushtë.” /National Geographic. Përktheu Sonila Backa-Abcnews.al/