Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marsi i gruas, edhe në biznes/ Kuqi: Vlerësim i lartë në komisione për aplikuesit që punësojnë gra. Duhet një panair i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë

schedule20:57 - 7 Mars, 2025

schedule 20:57 - 7 Mars, 2025

Leonita Kuqi nga Agjensia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë u shpreh se agjensia e tyre në Kosovë mbështet gratë në sipërmarrje përmes grandskemave të ndryshme.

Gjithashtu nëse aplikuesit zotohen se do të punësojnë më shumë gra, ata diskriminohen pozitivisht duke u vlerësuar më shumë në komisione.

“Agjensia jonë i mbështet gratë përmes grandskemave të ndryshme, ku kemi arrit që vitin e kaluar në grand skemën për makineritë prodhuese dhe përpunuese nga 126 ndërmarrje, 24 biznese kanë qenë me pronësi gra.

Mundohemi që dhe përmes grandskemës për certifikimin e produkteve prej tyre kanë dalë 4 biznese me ndërmarrëse gratë. Bëjmë thirrje që gratë të aplikojnë për ne sepse i mbështesim dhe cfarë është pozitive është që kur aplikuesit nëse zotohen se do punësojnë sa më shumë gra, vlerësohen më shumë në komision vlerësues. Këtë e shohim si diskriminim pozitiv. Duhet bërë një lidhje mes Kosovës dhe Shqiprisë për të bërë një panair të përbashkët gratë në biznes.

Duhet si për shkëmbimin e eksperiencave dhe grandskemave. Gratë ndërmarrëse të bashkëpunojnë dhe të nisim bashkë ide. “ 

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!