Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në Facebook.
Gjatë fjalës së tij, Rama renditi ndryshimet dhe arritjet që janë bërë nga puna dhe vizioni qeverisë. Ai shtoi se misioni i PS është të fusë Shqipërinë në BE.
“Këtu flitet se cili vend është zhvilluar më shumë në vitin që lamë pas, është rritur më shumë në përqindje në raport me vetveten. Ti mund të mos e duash këtë qeverinë time, por Duhet të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë shkojnë e vijnë edhe pse kjo e PS do jetë edhe disa vite këtu, derisa të fusë Shqipërinë në BE, të paktën, por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë. Kur Shqipëria shkëlqen në një drejtim si ky i turizmit, nuk ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje. Që jemi në 2025 e kam shumë të qartë sepse është viti i mandatit të ri qeverisës, që do e marrim më 11 maj. Gëzohuni mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë kur ajo bën sukses…
Fakti që po ndodh kështu, sot lidhet me punën kolosale që janë bërë në këto vite, për të ndryshuar imazhin skandaloz të Shqipërisë, për të pastruar llumin, plehrat e kudondodhur, për të rilindur qytetet e rindërtuar infrastruktura, mbështetur investimet në bujqësi, turizëm, biznesin e vogël. 10 vite më parë nuk bëjë dot një fotografi sepse nuk kishe nga të rrotulloheshe nga rrënimi. Suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, puna këmbëngulëse e kësaj qeverisë dhe aleanca jonë strategjike me sipërmarrësit e vegjël e të mëdhenj që punon dhe nuk merret me llafe. Të tjerat janë llafe që i merr era. Era e 11 majit sa shumë llafe do të marrë me vete, do ta shohim”, tha më tej ai.

