Këngëtari Besart Halimi në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për pasionin e tij për muzikën, aktivitetet në SHBA, si edhe
“Jam i angazhuar në shumë evente muzikore në SHBA, por edhe në Kosovë. Edhe në Amerikë janë shumë shqiptarë që kanë dëshirë të festojnë në ritme shqiptare. Unë jam disa muaj në Kosovë dhe disa muaj në Amerikë…Udhëtoj shumë shpesh të jem afër publikut tim edhe në Kosovë, por edhe këtu në Amerikë”, u shpreh ai.
Halimi ndau edhe një video që është bërë virale në rrjete sociale, duke iu përshtatur trendeve të fundit, që tregon aktivitetin.
Ai u shpreh se ishte një video spontane, ku mundohet të tregojë kohë që kalon me të, por për shkak të aktiviteteve muzikore, jo gjithmonë është prezent.
Po ashtu këngëtari Besart Halimi foli për edhe këngët e vjetra muzikore që i riktheu sërish në hite.
“Këto këngë kanë qenë ato që më kanë dhënë edhe suksesin e madh. Por së shpejti do të sjellë një projekt të ri.
/abcnews.al/

