Shembja e pallateve, Duka: Objektet që kanë marrë jetë njerëzish nuk mund të preken

schedule22:15 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 22:15 - 4 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi juristi Alfred Duka shprehet se duhen ekipe te specializuara në terren për të bërë një akt konstatimi të saktë për banesat e shkatërruara nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Gjatë diskutimeve në studio juristi theksoi se jeta jonë varet nga politikanët që i votojmë dhe inxhinierët të cilat shoqëria i beson projektet.

Ai u shpreh se nëse Prokuroria do të ishte eficente sot duhet të ishin marrë në përgjegjësi penale persona të cilat me 21 shtator inspektuan ndërtimet në Thumanë dhë që në tërmetin e rradhës morën jetë njerëzish. Këto persona duhet të ishin treguar të qartë në lidhje me shkallën e dëmtimit të banesave.

Më tej ai u ndal të prishja e godinave që tashmë po bëhet nga vetë institucionet përkatëse. Ai thotë se ato ndërtesa që kanë dëmtuar shëndetin e njeriut nuk duhet të preken sipas vlerësimit ligjor. “Nga pikëpamja ligjore duhet të rrethohet dhe nuk mund të preket”, tha ai.

“Duhet të administrohet çdo provë, nuk mund të zhduket  pa u bërë akti i ekspertimit”, tha ndër të tjera juristi./abcnews.al