Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet i pajetë vëllai i reperit të njohur, Unikatilit

schedule15:14 - 3 Mars, 2025

schedule 15:14 - 3 Mars, 2025

Mentor Palokaj, vëllai i këngëtarit të njohur të muzikës rrep i njohur me emrin e artit Unikatili, është gjetur i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë pasditen e së dielës, ndërsa këtë të hënë Policia e Kosovës ka sqaruar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë norkatike e dyshuar si kokainë.

Trupi i pajetë i Palokajt, 42 vjeç është gjetur nga punonjesit e policise së Kosovës.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”, -lajmëroj për mediat zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndersa ka saktesuar se Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura per te zbardhur ngjarjen.



Në lidhje me rastin familjarët dhe të afërmit nuk kanë bërë asnjë reagim në rrjetet e tyre sociale, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në morg për të gjetur shkakun e vdekjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!