Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Doktori shpërblen besnikët/ Primaret, në Lezhë fiton ish-gjyqtari Gjin Gjoni. Dashnor Sula, i pari në Elbasan

schedule19:17 - 2 Mars, 2025

schedule 19:17 - 2 Mars, 2025

Sali Berisha shpërbleu besnikët e tij me primaret dhe spastroi listat e sigurta nga rebelet. Nga rezultatet në shumicën e qarqeve, më të votuarit rezultuan deputetë aktualë të rreshtuar krah tij, ose kryetare degësh të zgjedhur prej votimeve të Rithemelimit.

Në Tiranë, demokratet po zvarrisin publikimin e rezultateve, ndërsa të pakta kanë qenë informacionet lidhur me procesin e numërimit  teksa zërat kritikë janë shtuar. Adriana Kalaja ka shprehur hapur zhgënjimin për këtë proces, duke shkruar se sot fitorja u takon tradhtarëve.

Në Durrës, primaret i fitoi ish- kandidati për kryebashkiak, Igli Cara ndërsa nga gratë Manjola Luku. Te dy do të jenë në listë të sigurt, kurse ish prokurori Arjan Ndoja mori vetëm 159, duke kaluar pragun për të qenë kandidat në liste të hapur. Ndërsa zëdhënesja e Berishës, Floriana Garo nuk arriti të merrte mbështetjen e bazës pasi siguroi vetëm 32 vota, duke humbur shansin për të hyrë në listën e PD-se për një vend në parlamentin e Shqipërisë.



Pasi humbi zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës në 2023, Bardh Spahia do duhet të luftojë në listë të hapur për një karrige deputeti, pasi u rendit i treti në primaret e Shkodrës, pas Ramadan Likajt dhe Gentjan Ndoj.

Po ashtu në listë të hapur do të jetë edhe deputeti i Pukes Ludovik Hasani,

Në Elbasan, Dashnor Sula, arriti të merrte numrin më të lartë të votave, i ndjekur nga kryetari i degës Blendi Himci.  Ndërsa deputetet më pak të njohur për aksionet e opozitës, Lefter Geshtenja dhe Zheni Gjergji përfunduan në liste te hapur.

Ne Fier, i pari doli kryetari i deges se Lushnjes, Eduart Sharka, pas tij deputeti besnik Luan Baçi, kurse në vend të katërt rezultoi Saimir Korreshi.

Në Vlore, më e votuara ishte deputetja Ina Zhupa, pas tij kryetari i degës Atird Hoxha, kurse në Korce Bledion Nallbati, bashkë me ish kandidaten për kryebashkiake Ledina Alolli. Në Berat, vendin e sigurt e mori ish kandidati për kryebashkiak, Zija Ismaili.

Edhe në Dibër, nje ish kryebashkiak, Ilir Krosi doli me i votuari, kurse Ish gjenerali Xhemal Gjunkshi dhe deputeti Kreshnik Çollaku, të cilët vetëm se fundmi iu bashkuan Berishës, nuk ia dalin te kapin një vend as ne liste te hapur.

Ndërsa në Kukës, deputeti i Tropojes Isuf Çela mbetet jashtë liste, pasi me te votuar dolen dy kandidate lokale. Ky rezultat, sipas Admir Sinamatit, tregon qartë se demokratët nuk pranojnë imponimin e Flamur Nokës pasi asnjë nga të preferuarit e tij nuk u mbështet me votë.

Kurse në Gjirokastër, ku gjithashtu nuk pati gare për listën e mbyllur, me e votuara doli një grua, kurse Arben Ristani ia doli te jete ne liste te hapur.

Mëgjithatë, në këto primare ku PD zbuloi 50 mije votuesit, por jo sa anëtare kishin te drejte vote, do te shihet se sa Berisha do i qendroje votebesimit nga demokratet për kandidatet. Dy kushte te tjera te cilat ai ka shtuar, jane dhe 300 votat ne diaspore për secilin dhe angazhimin politik. Ishte vete kryedemokrati që njëherë e shkeli statutin për drejtuesit politike, për të mbrojtur besnikët e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!