Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlora me muze hebraik/ Drejtori i monumenteve të Vlorës flet për detajet e projektit

schedule20:08 - 1 Mars, 2025

schedule 20:08 - 1 Mars, 2025

Viti 2025 do ta gjejë Vlorën me nje projekt të ri ambicioz: ndërtimin e Muzeut Hebraik, nje vepër e projektuar nga studioja izraelite Kimmel Eshkolot. Zbatimi i projektit ka nisur tashmë dhe pritet të përfundojë brenda 20 muajve të ardhshëm.

Ky muze nuk është thjesht një investim në infrastrukturë, por një shtyllë e re kulturore per qytetin, e cila do të terheqë vizitorë vendas dhe të huaj.

Për realizimin e këtij projekti, Bashkia e Vlorës ka vënë në dispozicion një truall prej 500 metrash katrorë për Ministrinë e Kulturës. Kompleksi muzeor do të përfshijë një ndërtesë të re, e cila do të lidhet me një tunel xhami me godinën ekzistuese, duke krijuar nje harmoni mes arkitekturës moderne dhe trashëgimisë historike.

Një tjetër element domethënes i këtij projekti është edhe sheshi që do të ngrihet pranë muzeut, i cili do te mbajë emrin “Sheshi Besa”, një simbol i mikpritjes dhe besës shqiptare, që gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtoi jetën e qindra hebrenjve nga Holokausti.

Ky projekt do të pasurojë edhe më tej ofertën kulturore të qytetit, i cili tashmë ka muze të rëndesishem si ai historik dhe etnografik. Duke u ndërtuar në zemër të një zone ku dikur jetonte komuniteti hebraik i Vlorës, muzeu do të jetë një tjetër destinacion i rëndesishëm për turistët dhe një deshmi e gjallë e lidhjeve historike mes dy popujve.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!