Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trazira në Athinë, 29 persona mbetën të plagosur nga protesta masive

schedule22:23 - 28 Shkurt, 2025

schedule 22:23 - 28 Shkurt, 2025

Protesta e sotme në Athinë, e organizuar për të shënuar dyvjetorin e tragjedisë në Tempi, ka shkaktuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

29 protestues janë plagosur, nga të cilët 19 janë transportuar me ambulanca dhe 10 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetë në spital.

Protesta filloi paqësisht, por situata u tensionua kur individë të paidentifikuar filluan të hidhnin molotovë drejt forcave të policisë që ishin pozicionuar para Parlamentit grek.



Tragjedia e 28 shkurtit 2023 ndodhi në Tempi, kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, duke shkaktuar 57 viktima dhe shumë të plagosur. Ky aksident ka nxjerrë në pah mangësitë e infrastrukturës hekurudhore të Greqisë.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!