Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush përfiton nga Paketa e Maleve? Duma: Diaspora, investitor kryesor. Zbatim i kufizuar për parqet kombëtare

schedule20:43 - 28 Shkurt, 2025

schedule 20:43 - 28 Shkurt, 2025

Paketa e maleve, e propozuar nga qeveria, shihet largpamëse në kuadër të benefiteve që vijnë për turizmin malor dhe zhvillimin e tij.

Sokol Duma, zv ministri i Ekonomisë, u shpreh për programin ‘Sheshi i Dollarit’ se Paketa e Maleve është pjesë e programit ‘100 fshatra’ dhe se do të ndihmojnë në zhvillimin e zonave dhe rrethinave. Sipas zëvendës ministrit, investitor kryesor do të jenë komuniteti local dhe Diaspora. Duma u shpreh se në parqet kombëtare do të ketë kufizime në zbatimin e kësaj pakete.

“Paketa e maleve është e lidhur me paketën e ‘100 fshatrave’ dhe këto zonat do të shërbejnë si zona gravitacionale që do ndihmojnë edhe rrethinat. Këto investime do të sjellin një mirëqënie të rritur edhe për komunitetin. Investitori është komuniteti lokal, i orientuar drejt Diasporës. Do të mundësoj investime direkte të Diasporës dhe një eksperiencë të re të shtuar. Kjo është për rritejn e punësimit. Bashkitë luajnë një rol të rëndësishëm sepse njohin më mirë territorin dhe janë të përfshira në vetë të parë me këtë proces. Procedurat do të përcaktohen për një periudhë 6 mujore dhe me këtë paketë do të adresohen një pjesë e madhe e problematikave.

Në parqet kombëtare do të ketë kufizime. Paketa e maleve është e orientuar drejt pronave në zonat malore.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!