Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy vjet nga tragjedia në Larisa, Guri: Hetimet fajësojnë autoritetet greke

schedule16:20 - 28 Shkurt, 2025

schedule 16:20 - 28 Shkurt, 2025

Kjo e premte shënoi përvjetorin e dytë të përplasjes së dy trenave në Greqi ku si pasojë e këtij aksidenti hekurudhor humbën jetën 57 persona kryesisht student.

Në mesin e viktimave ishin edhe 6 shtetas shqiptar. Në 28 shkurt të vitit 2023 një tren pasagjerësh që ishte nisur nga Athina dhe një tren mallrash që ishte nisur nga Selaniku u përplasën kokë më kokë pranë qytetit Larisa.

Në një intervistë në “Faqja 4” në ABC News, Edmont Guri u shpreh se sipas hetimeve ka pasur neglizhencë nga autoritetet greke, pasi raporti i publikuar, ka vlerësuar disa mangësi në sigurinë hekurudhore.

“Dy vjet më pas edhe drejtësia greke nuk gjeti mundësinë për të bërë drejtësi. Sot ishte një proteste mosbesimi ndaj qeverisë greke. Një grup u shkëput nga turma dhe sulmoi policinë greke. Ka pasur protestues që u ulën përpara parlamentit duke kërkuar largime. Pjesëmarrja ishte masive, të pranishëm ishin nga të gjitha moshat. Pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijm, nëse qeveria do të marrë masa, apo do të jetë po në të njëjtën linjë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!