Ky është 20 vjeçari Pavlin Preka, i cili u ekzekutua me armë zjarri një ditë më parë në Shkodër. I riu u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re, ku jetonte i vetëm.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta pasi i riu nuk njihej si person problematik dhe nuk rezulton me precedentë penalë.
Policia ka shoqëruar 20 persona, të cilët janë komshinj dhe persona që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematikë në zonë./abcnews.al


