“Athina është shumë e interesuar të gjejë një bashkëpunim me një lider të dobët dhe të thyeshëm sa i përket influencës së saj në Shqipëri”, kështu u shpreh avokati Edmond Petraj gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News.
Megjithatë nënvizoi se për Greqinë, Shqipëria është shtet i rëndësisë së veçantë. Gjatë intervistës në studio, Petraj theksoi se Greqia në Shqipëri, para qeverisjes së kryeministrit Rama ka pasur një influencë të jashtëzakonshme, për të arritur kërkesat e saj duke vënë edhe në pozitë të vështirë shtetin shqiptar.
“Para Ramës ka pasur një influencë të jashtëzakonshme Greqia në Shqipëri, deri sa ka arritur shumicën e kërkesave që herë pas herë e vinte në pozitë shumë të vështirë shtetin shqiptar. Këto janë defekte dhe të Kushtetutës së BE, sepse është ajo që çuditërisht lejon një shtet të vendosë veton për dikë që kërkon të integrohet në pjesën e BE. Pra këto janë defekte të kushtetutës së BE që një vend i BE pavarësisht fuqisë që ka të vendosë veton. Greqia e ka përdorur vazhdimisht këtë karton dhe e tund edhe sot e kësaj dite”, tha më tej ai.
/abcnews.al/

