Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e turizmit gjatë vitit 2024. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë raportin e organizatës.
“Sipas raportit të fundit të UN Tourism, Shqipëria cilësohet e para në Evropë dhe në botë për rritjen e #Turizmit”, ka shkruar kryeministri Rama në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Sipas ministrisë së Turizmit, Shqipëria regjistroi 11,7 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023./abcnews.al

