E qartë që ishte në një mision. Televizionet amerikane e parashikuan se Luka Doncic do të ishte I jashtëzakonshëm në përballjen e parë si kundërshtar me ish-skuadrën e tij, Dallas Maveriks.
Superylli nga Sllovenia e kishte bërë të qartë se ishte larguar me pabesi nga skuadra, dhe fajtor për këtë bënte menaxherin e përgjithshëm të klubit, Niko Harrison.
I akuzuar për mbipeshë dhe mungesë etike në punë, Doncic bëri menjëherë disa pompa sapo dalloi që Harrison ishte në tribunë, në sfidën Lejkërs-Maveriks.
Paraqitja e tij, siç u parashikua, ishte e shkëlqyer, edhe pse jo pa gabime, në fitoren 107-99.
Njezetepesëvjeçari arriti tripëll dabëllin e parë tek Lejkërsat me 19 pikë, 15 topa në tabela e 12 asiste, të cilave u shtoi 3 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh.
Edhe pse Luka gaboi shpesh për tri pikë, sërish kjo nuk prishi aspak punë.
Doncic u ndihmua nga Lebron Xhejms që shtoi 27 pikë e 12 topa në tabela, dhe ishte vendimtar në pjesën e katërt.
Lejkërsat kanë bilancin 35 fitore e 21 humbje dhe janë me pretendime për titullin.
Në fund, publiku kalifornian brohoriti “Niko, Niko”, duke u tallur me menaxherin e përgjithshëm të Dallasit që I bëri dhuratë një kampion si Doncic./abcnews.al

