I ftohti “mbërthen” Dibrën, dëbora zbardh zonat e thella

schedule15:06 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 15:06 - 4 Dhjetor, 2019

Pas Kukësit, bora ka zbrdhur edhe Qarkun e Dibrës. Në qytetin e Peshkopisë intensiteti i reshjeve të borës ka qenë i dobët, ndërsa në zonat më të thella ka kaluar 10 centimetra.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm duke kapur vlerën -5 gradë celcius. Dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur ngrica.

Gjithsesi në rrugët nacionale që lidhin Peshkopinë me Tiranën dhe Kukësin nuk raportohen problem me qarkullimin e mjeteve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!