Një aksident ka ndodhur në Tiranë në zonën e Freskut. Mësohet se një punonjës policie është përplasur nga një automjet, (i cili ishte jashtë shërbimit)”.
Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


