Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK, Amerika nuk është më”/ Rama: I kishte njerëzit e vet, por i ka tërhequr. PS mbështet drejtësinë

schedule09:17 - 25 Shkurt, 2025

schedule 09:17 - 25 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se Amerika nuk asiston më në SPAK, pasi i ka tërhequr njerëzit e vet.

Në një komunikim online me qytetarët, Rama u shpreh se SPAK ka mbështetjen e Partisë Socialiste.

“Jemi përpara një fakti të thjeshtë, dua ata që insistojnë që këtu jemi të gjithë njësoj, janë të gjithë për burg. SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS. SPAK e solli Amerika, e mban Amerika, se është Amerika, Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin SPAK, shkonin, hynin e dilnin në mëngjes, nuk janë më, i ka tërhequr Amerika. Keni dëgjuar ndonjë deklaratë të ambasadës amerikane për SPAK, për drejtësinë? Pati një deklaratë nga BE, unë ato që thashë i them prapë, bëhet fjalë për institucionet e reja që kanë 5 vjet dhe kanë nevojë edhe për kriticizëm konstruktiv”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!